E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kush do t'i paguaj taksat, unë apo pronari"

20/02/2005  Në Hipotekë derdh tarifën 1500 lekë të reja, por dhe 4 për qind të vlerës së shtëpisë, të cilën e paguan ai që shet

Agim Osmani ndërsa rri para Hipotekës me dokumente në dorë përsëri nuk është i qartë se kush do t'i paguaj detyrimet, taksat ndaj shtetit, ai, apo pronari. Ai të cilit i ka blerë tokën, i ka lënë vetëm dokumentet në dorë, e kaq. Por, nuk janë pak 15 mijë lekë, tarifë për regjistrimin dhe taksa mbi vlerën e pasurisë, 4 për qind e vlerës së ndërtesës, të cilat derdhn në arkën e Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë, Hipotekës. "Mua më bie të paguaj 1200 lekë për metër katror, pra rreth 48 mijë lekë. Kush duhet t'i paguaj këto lekë, unë apo pronari", pyet Agimi. Sipas ligjit, këtë taksë duhet ta paguajë ai që shet pronën, pra që del i fituar nga kjo shitje, pronari. Punonjësit e Hipotekës shprehen se taksa vërtet është 4 për qind e vlerës, por jo gjithnjë poseduesit e pronës deklarojnë vlerën e vërtetë, pasi si ai që e blen dhe ai që e shet e cakton vet çmimin. Çmimi është një vendosje individuale, një truall, pronari mund ta shes dhe 3 mijë lekë metri katror, por dhe 50 mijë lekë për metër katror, por në Hipotekë deklarojnë vlerën më të ulët të mundshme, për të paguar pak taksë. Punonjësit shprehen se në këtë rast nuk mund të marrin për bazë as çmimet e agjencive imobiliare, e as ato të tregut, pasi tregu përcaktohet nga vet njerëzit. Zyra e Regjistrimit të Pasurisë është e detyruar t'i tatojë në bazë të vlerës së objektit të shënuar në aktin e shitblerjes. "Këtë tokë e kam blerë 6 vite më parë dhe me një çmim, rreth 6200 lekë të reja për metër katror dhe më intereson që ta hipotekojë tani tokën e blerë, pasi kur vendoset çmimi i tokës për efekt legalizimi do të më duhet t'i paguaj më tepër taksë shtetit", thotë Agim Osmani. Pasi metodika e vlerësimit të tokës do të ketë për bazë çmimet e tregut të këtij viti, atëherë edhe sikur pronari ta ketë shitur këtë parcelë toke për 2.5 milionë lekë, 4 përqindëshi i vlerës së saj, do të jetë më i lartë. Kështuqë, sa të ngatërrohet me ligjet e reja, pronari i tokës, Agimi dhe banorët e tjerë, që kanë blerë tokën tek ai, kanë vndosur që dhe të bëjnë hipotekimin, për të qenë sa më në rregull me ligjin dhe shtetin.

Nisin takimet banorë-pronarë

Të gjithë banorët në zonat informale janë të interesuar që të legalizojnë ndërtimin e tyre, po kështu dhe pronari do të dijë se kush banon brenda kufijve të pronës së gjyshërve të tij. Ndërkaq interesimet kanë nisur nga të dyja palët. Pronarët kanë nisur të takohen me banorët aktualë në tokat e tij. Kanë marrë së bashku një topograf dhe po bëjnë ndarjen në parcela të zonës, kjo sipërfaqe është zënë nga kjo familje, tjetra me këto kufijë nga familja tjetër e me radhë. Familjet dhe pronari duhet të bien dakord se si do të paguajnë topografin, do ta paguajë pronari, banorët, apo të dy palët. Kjo hartë topografike dorëzohet në zyrat e Hipotekës. Secili prej banorëve nisë të regjistroj në emrin e tij tokën e blerë. Kjo hartë do të tërhiqet nga Bashkia, apo komuna për të bërë të plotë studimin urbanistik të zonës informale. Më pas do të bëhen dhe azhornimet në vend për ndërtesën dhe hartat do të plotësohen. Kështu pas "legalizimit" të truallit do t'i hapet rruga legalizimit të ndërtimit.

Dokumentacioni

Kontrata e shit-blerjes e noterizuar

Harta e truallit

Vërtetimi i pronësisë nga ai që e shet

Çertifikatë

Kamëz

Lagje të krijuara rishtas:

Valiasi i Ri, Laknasi i Ri, ish-ferma, zona e frutikulurës dhe Njësitë Bashkiake nga njëshi deri te shtata.

Objekte pa leje

Numërohen rreth 8600 objekte

2000 të tjera janë në ndërtim e sipër, të përfunduara si karabina

Sipas projekteve të reja 10 për qind e ndërtimeve pritet të shemben

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›