Gjykata, paratë e prostitutave në favor të shtetit

20/02/2005 Femrat vuajnë dhe dënimin. Tutorët dalin "rastësisht" të pafajshëm
Operacionet e policisë për t'i vënë "fre" ushtrimit të prostitucionit në vende publike, kanë dërguar në gjykatë dhjetëra femra me akuzën e mësipërme. Përveç masës së dënimit dhënë nga Gjykata, në një pikë të saj saktësohet edhe sekuestrimi i parave të gjetura.
Vendimi
Gjykata shprehet në vendim se, paratë që i sekuestrohen vajzave në momentin e ndalimit nga policia kalojnë në favor të shtetit, sapo të jepet masa e dënimit. Kështu brenda një periudhe njëmujore, nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë janë dënuar katër femra, me akuzën e ushtrimit të prostitucionit, ndërkohë që tutorët e tyre nuk dihet se ku ndodhen. Përveçse vuajnë masën e dënimit, femrat janë të detyruara të shpërblejnë edhe shtetin me paratë e punës së tyre të jashtëligjshme. Ushtrimi i prostitucionit është vepër e ndaluar me ligj, kështu që edhe paratë që vijnë prej tij i takojnë shtetit, thuhet në vendim. Para gjykatës, nga ana e vajzave, jepen emrat e personave që kryejnë marrëdhënie.
Raste
Vetëm tri ditë më parë, gjykata dënoi të pandehurën Fiorentina Bombaj, e bija e Paskalit dhe e Valentinës, e vitlindjes 1980, lindur dhe banuese në Selenicë, Vlorë, me arsim 8-vjeçar. Bombaj kërkoi mëshirë nga gjykata dhe gjykim të shkurtuar, duke përfituar nga ligji. Kështu, pasi u deklarua fajtore për veprën e mësipërme, Bombaj u dënua me gjashtë muaj burg dhe në aplikim të nenit 406 KPP, ajo do të vuaj 4 muaj heqje lirie. E pandehura, në datën 24.02.2004, rreth orës 12.00, në rrugën “Jordan Misja”, në katin e dytë të hotel “OSKI” është kapur në flagrancë, duke ushtruar prostitucion, ku, momentalisht me të ka qenë duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt shpërblimit shtetasi 65-vjeçar Xhafer Zhuka. Në moment, nga policia, të pandehurës i është sekuestruar shuma e 2.000 lekëve të përfituara nga kjo vepër penale. Kapja e të pandehurës nuk ka qenë e rastësishme, pasi, kjo e fundit ka qenë në vëzhgim si person që kryente këtë aktivitet për një periudhë kohe, fakt i vërtetuar edhe me fotografitë e bëra të të pandehurës para hotelit, duke joshur kalimtarë të rastit dhe më pas duke u ngjitur në dhomat e hotelit me ta.