Arratisja e Tafilit Nishani Sdo te nderpriten lejet per te burgosurit

Te burgosurit do te vazhdojne te marrin leje edhe pse situata nuk eshte aspak e favorshme qe pas arratisjes se Admir Tafilit i cili akoma nuk eshte kapur. Lajmin e ka bere te ditur ministri i Drejtesise Bujar Nishani i cili ka deklaruar se lejet ndaj te denuarve nuk do te nderpriten. Ai i ka cilesuar lejet si pjese e lirive dhe e se drejtes se te burgosurit. Per Nishanin sistemi i burgjeve eshte i sigurt dhe shkelesit e ligjit brenda ketij sistemi jane lehtesisht te identifikueshem si ne rastin konkret ku u arrestuan 10 persona ndersa drejtori u pushua nga puna. E rendesishme eshte dhenia e lejes qe nuk do te kufizohet per shkak te sjelljeve te individeve te vecante - tha Nishani. Ministri i Drejtesise ka pranuar se pas hetimeve te SHKB-se ka rezultuar se mjeku i burgut ka bere nje lexim tjeter per tjeter te dokumentit shendetesor te leshuar nga autoritetet lokale por serish ai tha se mjeket e burgjeve do te arrestohen nese do te bejne veprime te tilla ashtu si edhe punonjesit e tjere. Menyren e organizimit te sistemit shendetesor ne burgje besoj se e kemi me te kontrolluar dhe pergjigjja eshte qartazi me e identifikuar - tha Nishani.