Si të ankimoni në vendim të padrejtë për titullin e pronësisë
24/02/2009 Komisioni vendor i Verifikimit të Titujve të Pronësisë do të marrë vendimet
Nëse keni probleme me titullin e pronësisë mund të drejtohen në çdo kohë pranë komisioneve vendore të verifikimit të titujve të pronësisë të ngritura në prefektura. Qeveria mori së fundmi një vendim që zhbllokon punën e komisioneve vendore, të cilat do të kenë bazë ligjore për të dhënë vendime, pas verifikimeve të bëra. Në Tiranë kjo zyrë pret ankesa dhe kërkesa në çdo kohë, pasi nuk ka afat të përcaktuar. Sipas vendimi të Qeverisë, janë pesë dokumente që qytetarët duhet të dorëzojnë pranë këtij komisioni.
Rruga për ankimim
Nëse një qytetar kërkon korrigjimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi pranë komisionit vendor, ai duhet të paraqitet në prefekturë me një dosje. Në të duhet të përfshihet dokumentacioni i ri ligjor, ku ndodhet një kërkesë e thjeshtë ku shënohet objekti i kërkesës ose ankesës suaj, tapia, ose ndryshe akti i marrjes së tokës në pronësi, një hartë treguese dhe një certifikatë familjare e datës 1 gusht 1991 ose 1 tetor 1992, dokumente që janë të specifikuara edhe në tabelën përbri.
Ankesat
Specialistët me profesion juristë të këtij komisioni shënojnë emrin në një regjistër të veçantë. Tashmë pas miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave këto komisione do të nisin nxjerrjen e vendimeve për rastet specifike. Tashme numri i kërkesave dhe ankesave ka arritur në rreth 580. Sipas të dhënave pranë kësaj zyre, 42 ankesa janë paraqitur nga fermerët dhe pjesa tjetër ka ardhur nga zyra vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë. Verifikimi i tyre do të bëhet një për një në zonat bregdetare, si dhe në zonat ku kanë qenë ish-ndërmarrjet bujqësore. Kashari, Farka, Kamza, por edhe Golemi do të kenë vendime të vështira për t’u marrë, sepse presupozohet që kanë më shumë abuzime. Ligji parashikon që zonat ish-ferma bujqësore pra ish-NB-të që në Tiranë kanë qenë 3, si dhe në tokat që janë me përparësi turizmi, që në qarkun e Tiranës përfshin gjithë bregdetin e Kavajës, Golemin dhe më tej, pra këto akte të marrjes së tokës në pronësi do të rishikohen me përparësi një për një. Ndërsa për sipërfaqet e tjera të tokës ku kanë qenë kooperativat bujqësore do të operohet mbi bazën e kontestimeve, ankesave dhe përplasjeve që ka. Edhe kur të zhvlerësohet një titull pronësie dhe të zëvendësohet një titull tjetër pronësie, atëherë ZRPP-ja është e detyruar të bëjë ndryshimet përkatëse.
Komisioni
Pas marrjes së ankesës dhe depozitimit të saj në protokollin e prefekturës, në një regjistër të veçantë të Komisionit të Verifikimit të Titujve të Pronësisë, nis puna nga specialistët e kësaj zyre për shqyrtimin e ankesës, apo kërkesës. Puna e specialistëve konsiston në shqyrtimin e tapisë. Pasi të shqyrtohet tapia dhe të verifikohet nëse ankesa e bërë është e drejtë apo jo, komisioni vendor i verifikimit ka të drejtë të nxjerrë vendime, të cilat do të jenë tituj ekzekutivë. Kjo do të thotë se ato do të zbatohen nga zyrat e Përmbarimit dhe mund të ankimohen ose të hidhen poshtë vetëm e vendim të gjykatës.
Tabela
Në rastet kur kërkohet korrigjimi i aktit të marrjes së tokës në pronësi, pranë komisionit vendor, qytetari paraqet:
a) Kërkesën për korrigjimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi.
b) Certifikatën e gjendjes familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile e komunës dhe/ose bashkisë, ku të pasqyrohet numri i frymëve të familjes bujqësore ose individi, në favor të të cilit do të lëshohet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi, sipas gjendjes më:
- 1.8.1991, për ish-anëtarët e kooperativës bujqësore;
- 1.10.1992, për punonjësit e ish-ndërmarrjeve bujqësore.
c) Aktin e marrjes së tokës në pronësi, në origjinal, së bashku me planvendosjen e ngastrës/ngastrave, të konfirmuar nga kryetari i komunës;
ç) Planvendosjen e ngastrës/ngastrave, që qytetari, sipas informacionit që ka, pretendon se është e pandarë, të hartuar sipas hartës treguese të regjistrimit, në shkallën 1:2500, nga një specialist topograf i licencuar;
d) Vërtetimin e faktit se ka qenë anëtar i ish-kooperativës bujqësore më 1.8.1991, ose punonjës i ish-ndërmarrjes bujqësore, më 1.10.1992. Për këtë, qytetari duhet të depozitojë shkresën, nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për pagesën ose jo të pensionit, si dhe konfirmimin, cilido qoftë ai, të kryetarit të komunës për këtë fakt. Nëse, sipas informacioneve të mësipërme, nuk vërtetohet fakti i të qenit anëtar i ish-kooperativës bujqësore ose punonjës i ish-ndërmarrjes bujqësore, qytetari ka të drejtë të depozitojë, pranë komisionit vendor, çdo dokument, që vërteton faktin e mësipërm.