Ekzekutohet 38-vjecari dyshohet hakmarrja

Fushe-Kruje/ Ardian Kadiu eshte vrare me arme pasditen e vone te se premtes. Policia ka shoqeruar rreth 20 vete per ti marre ne pyetje
FUSH-KRUJ - Ka qene periudha kur sapo kishte filluar te binte erresira pas nje dite te trazuar permbytjesh momenti i shfrytezuar per te kryer nje vrasje ne qytetin e Fushe-Krujes. Rreth ores 1750 sipas deshmitareve qe kane qene ne afersi te tregut industrial te ketij qyteti jane degjuar te shtena arme dhe kur njerezit jane afruar ne drejtim te krismave kane gjetur te pergjakur 38-vjecarin Ardian Kadiu.
Ata e kane marre viktimen dhe e kane derguar per ne qendren shendetesore te Fushe-Krujes dhe mjeket kane rekomanduar qe ta nisin per ne Spitalin Ushtarak te Tiranes per te mundesuar dhenien e ndihmes se shpejte me qellim daljen nga rreziku.
Mirepo plaget e marra kane qene vdekjeprurese dhe rruga e renduar ne trafik ka bere qe 38-vjecari te arrije me vonese ne spital dhe viktima ka humbur jeten me te mberritur ne kete spital. Policia e mberritur ne vendngjarje eshte shprehur se ne momentin qe eshte qelluar 38-vjecari Kadiu ishte duke ecur i vetem ndersa ndaj tij eshte zbrazur nje bresheri plumbash.
Hetimi
Jane disa pistat e ngritura per vdekjen e 38-vjecarit Ardian Kadiu. Gjithsesi burime nga policia thone se kryesore mbetet nje vrasje per te cilen viktima ishte denuar kohe me pare. Behet fjale per vrasjen e shtetasit Naim ela shofer i nje furgoni ngjarje e ndodhur rreth 5 vjet me pare.
Ne kete kohe mesohet se ela kishte hyre per te ndare nje sherr mes Kadiut dhe nje personi tjeter nga qyteti i Fushe-Krujes. Ne kete sherr i treti kishte mbetur viktime duke u vrare nga Kadiu me pistolete. Ne ate kohe mesohet se 38-vjecari eshte denuar por me pas liruar nga burgu.
Kjo shihet edhe si nje nga pistat kryesore te policse gjithsesi nuk perjashtohet edhe ndonje konflikt i lindur per biznes apo konflikt tjeter i meparshem.
Vrasja
Ardian Kadiu eshte ekzekutuar ne oren 1750 te se premtes ne kushtet e erresires se plote. Policia ka njoftuar se ai ka qene duke ecur kur eshte qelluar me bresheri duke i shkaktuar plage te renda. Burime zyrtare te policise se Krujes bejne te ditur se ne momentin e vrasjes viktima ndodhej vetem.
Sipas deshmive te mbledhura ne vendngjarje autoret e krimit kane shfrytezuar erresiren dhe jane afruar neper argjinaturen e lumit Zeze pa u vene re nga askush dhe menjehere kane qelluar shenjestren e tyre.
Ne polici jane shoqeruar rreth 20 vete por te dhenat e hetimit deri ne oret e vona te nates kane qene teper te rezervuara lidhur me autoresine e mundshme te vrasjes.