E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlandë, arrestohen për vjedhje 10 shqiptarë



BELFAST - Plot dhjetë persona, të gjithë me kombësi shqiptare, janë arrestuar sot, pasi policia irlandeze kreu një seri kontrollesh. Shqiptarët, të moshave ndërmjet 30 dhe 44 vjeçëve, u arrestuan për bastisje që shtrihen nga qarku i Kerryt deri në Wexford. Ky arrestim pason një operacion që zgjat prej gati 4-muajsh dhe që ka të bëjë me 50 vjedhje me dhunë në jug e juglindje të Irlandës. Banda, që dyshohet për krim të organizuar, kishte vendosur në shënjestër që prej vitit 2008 disa dyqane, duke përfshirë karburantet dhe lokalet, institucionet financiare, përfshirë edhe zyrat e postave, baret, apo edhe një kishë. Nga autoritetet irlandeze mësohet se shqiptarët u kapën në qytetet e Waterford, Thurles, Thomastown, New Ross, Mallow and Cahimbahen, teksa mbahen të ndaluar nëpër stacionet e të policisë së këtyre qyteteve.

Vdes punëtori, ndalohet administratori i firmës

DURRËS - Vdekja e një punëtori ka çuar në pranga administratorin e një firme. Burime zyrtare nga Policia e Durrësit kanë bërë të ditur se kanë vënë në pranga në flagrancë, gjatë orëve të natës, 42-vjeçarin Shpëtim Tikvina, lindur e banues në lagjen Kodër të Shijakut. Ai është ndaluar në cilësinë e administratorit të firmës “Delta Construksion” sh.p.k. Ndalimi është bërë pasi dy ditë më parë rreth orës 13:30, në Katër Rrugët Shijak, punëtori i kësaj firme, Gëzim Ibrahimi, 32 vjeç, lindur e banues në fshatin Kameras të Manëzit, duke punuar në një ndërtesë të firmës “Delta Construksion” sh.p.k. është aksidentuar dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Materialet për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së Durrësit.

28 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›