E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarja e rëndë, mbytet në det adoleshenti, shpëtojnë katër të tjerë



VLORË - Një adoleshent ka humbur jetën dje në detin Jon në vlorë, ndërsa katër të tjerë janë shpëtuar. Lajmi është bërë i ditur nga policia, e cila tha se të rinjtë janë shpëtuar nga shoferi i furgonit që i shoqëronte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen djeshme në qytetin bregdetar të Vlorës, ku 17-vjeçari është mbytur në ujërat e detit Jon. Pas kësaj ngjarjeje, agjentët e policisë kanë mundur që të identifikojnë të rinjtë si dhe viktimën, trupi i të cilit është dërguar në morg. Ka qenë ora 13:20 e ditës së djeshme kur të rinjtë kishin shkuar në zonën e Bunecit, pranë Sarandës për tu larë. Por deri me dallgë e ka bërë të vështirë këtë gjë. Në këtë situatë Arben Mestori 17 vjeç së bashku me 4 bashkëmoshatarë është futur në det për tu larë. Por dallgët e fuqishme e kanë rrëmbyer të riun që është përpjekur të dalë me not në breg, por pa mundur të arrijë aty i gjallë. Në ndihmë të 17-vjeçarit shkoi shoferi i furgonit që shoqëronte grupin e të rinjve. Shoferi, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur mundi të shpëtojë 4 të rinj të tjerë që ndodheshin në rrezik për jetën në detin me dallgë 6 ballë. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në spital, pasi gjendja e tij shendëtsore u paraqit jo e mirë. Pas disa orë trajtimi ai e ka marrë veten. Ndërkaq katër të rinjtë që u nxorrën nga deti ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa trupi i të riut Mestori u dërgua me morgun e spitalit rajonal. Më pas ai u nis drejt Korçës ku do ti jepet dhe lamtumira e fundit nga familjarët.

28 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›