Arrest drejtoreshës së Tatimeve të Fierit dhe tre ekonomistëve
Katër ekspertë kontabël, mes të cilëve edhe drejtoresha e Tatim-Taksave në Fier janë dërguar për ndjekje penale dhe ndaj tyre është dhënë masa "arrest shtëpie". Nevila Bami, ish-kandidate për deputete e Partisë Demokratike dhe aktualisht në krye të Tatim-Taksave në qytetin e Fierit, bashkë me Shkëlqim Sakon, Ajeta Shkëmbin dhe Marjana Pallën akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Sipas të dhënave hetimore, grupi prej katër personave, që janë ekonomistë në profesion, dyshohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve kanë shmangur pagesën e TVSH-së për disa biznese të mëdha. Madje, edhe operacioni, i cili u realizua pas një hetimi të gjatë në kohë, u kodua me emrin "Fshehja", duke marrë shkas edhe nga shkeljet që dyshohen se kanë kryer të dërguarit për ndjekje penale.
Sipas të dhënave policore, operacioni për dokumentimin e këtij aktiviteti kriminal u krye nga specialistët e seksionit kundër krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në bashkëpunim edhe me prokurorinë dhe u shtri në disa qytete. Nga grupi hetimor mësohet se vendimet e gjykatës u ekzekutuan rreth orës 20:00 të së hënës. Këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke punuar në disa biznese si ekspertë kontabël, kanë arritur të fshehin derdhjen e TVSH-së. Kjo është arritur nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të vulave dhe formularëve. Në lidhje me të arrestuarit, policia shpjegoi se Nevila Bami, 34 vjeçe, e cila ka lindur dhe banon në Lushnjë, është aktualisht drejtoreshë e Tatim-Taksave në Fier. Ish-kandidatja për deputete dyshohet se është një ndër personat kryesorë që ka shkaktuar këtë dëm në shtet, duke mos paguar TVSH-në për disa biznese. Ndaj saj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim të datës 17.10.2009, ka vendosur masën e sigurisë "arrest shtëpie" dhe "ndalim të përkohshëm të ushtrimit të veprimtarive, të caktuara profesionale", për veprën penale të "falsifikim të vulave stampave ose formularë", "vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën" dhe "falsifikim të dokumenteve".
Ndërsa Shkëlqim Sako, 56 vjeç, ka lindur në Ersekë dhe banon në rrugën "Kongresi i Lushnjës" në Tiranë dhe është me profesion ekonomist. Edhe ndaj tij, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim të datës 17 tetor 2009, ka vendosur masën e sigurisë "Detyrim paraqitje" dhe "ndalim të përkohshëm të ushtrimit të veprimtarive, të caktuara profesionale", për veprën penale të "falsifikimit të vulave stampave ose formularë", "vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën" dhe "falsifikim të dokumenteve".
Gjithashtu, të njëjtat akuza janë ngritur edhe për Ajeta Shkëmbin, 43 vjeçe, lindur në Mamurras dhe banuese në rrugën "Tre vëllezërit Kondi", në Tiranë, me profesion ekonomiste dhe Marjana Pallën, 40 vjeçe, lindur në Vlorë dhe banuese në Rrugën e Kavajës në Tiranë. Nga strukturat e seksionit të antikrimit ekonomik, pasi u ushtrua një kontroll në banesat e tyre, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi kompjuterësh, si dhe një sërë dokumentesh financiare, të cilat posedoheshin prej tyre. Policia tha më tej se aktiviteti i tyre ka synuar në bashkëpunime financiare me subjekte të ndryshme si vendase ashtu edhe të huaja, përfaqësim të disa kompanive në rolin e menaxhimit ekonomik dhe juridik të tyre dhe mbajtja e llogarive kontabël. "Por gjatë punës së tyre, ata janë marrë edhe me fshehjen e TVSH-së", deklaroi policia.