Arrest gruas, tenton të vrasë burrin për xhelozi
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës bëjnë me dije se, Monda Dedaj u kap në banesën e saj pas sinjalizimit për ngjarjen. Mësohet se prej disa kohësh, bashkëshortët Dedaj kishin konflikte me njëri-tjetrin
KURBIN - Forcat e Komisariatit të Policisë së Laçit, dje arrestuan një 31-vjeçare nga qyteti i Mamurrasit pasi ka tentuar të vrasë për motive xhelozie bashkëshortin e saj. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Lezhës bëjnë me dije se, Monda Dedaj u kap në banesën e saj pas sinjalizimit për ngjarjen. Mësohet se prej disa kohësh, bashkëshortët Dedaj kishin konflikte me njëri-tjetrin për motive xhelozie. Kryefamiljari ishte duke fjetur në dhomën e gjumit, kur gruaja e tij, Monda ka vendosur të marrë hak. Ajo ka marrë thikën e bukës në kuzhinë dhe ka goditur të shoqin, duke e plagosur rëndë. Viktima është dërguar fillimisht në spitalin e Laçit, ku ka marrë ndihmën e parë shëndetësore dhe më pas është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës për ndihmë më të specializuar. Monda Dedaj është dërguar në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Kurbinit, ndërsa pritet që Gjykata e Shkallës së Parë e këtij rrethi të vendosë masën e sigurisë ndaj saj.
(d.b/BalkanWeb)