Studimet në Itali, provimi i gjuhës më 23 nëntor
Provimi është i detyrueshëm ndaj është ndarë në dy faza. Data e parë e provimit është 23 nëntori 2009. Te interesuarit mund te regjistrohen edhe ne kurse specifike, por pak para kesaj duhet te bejne dhe nje test
TIRANE-Instituti Italian i Kulturës përcakton datat e provimit të gjuhës për të gjithë ata të rinj që duan të nisin studimet e larta për vitin akademik 2009-2010, përtej Adriatikut. Provimi është i detyrueshëm për këtë kategori të rinjsh, ndaj është ndarë në dy faza. Data e parë e provimit është 23 nëntori 2009, ndërkohë që ata që kanë më shumë kohë për të plotësuar dijet e tyre do të testohen më 6 mars 2010. Të interesuarit mund të regjistrohen gjatë kësaj periudhe çdo ditë nga ora 15:00-17:00Të gjithë maturantët duhet të paguajnë një tarifë prej 55 eurosh si taksë regjistrimi pranë Institutit Italian të Kulturës, i cili jep edhe certifikatën e gjuhës CELI 3. Para se të regjistrohen në këto kurse ata i nënshtrohen një testi paraprak orientimi dhe nëse del se ata zotërojnë njohuri mjaft të mira të gjuhës do të ndjekin kursin 100 orësh, ndërsa ata që e kalojnë testin e orinetimit me një rezultat C, që i korrespondojnë një niveli shumë të mirë njohurish, do të ndjekin kursin 50 orësh
Kostoja për studentin që do të përsërisë vetëm një provë është 40 euro. Provimit të njohjes së gjuhës italiane mund t'i nënshtrohen të gjithë kandidatët për studentë, që kanë një njohje të lartë të gjuhës italiane, që i përket të paktën tre vjet studimi. Por, kushti kryesor për tu pranuar në këto kurse është kalimi me sukses i testit të orientimit.
(d.b/GSH/BalkanWeb)