E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel, breshëri plumbash furgonit, plagosen dy gra

Policia e Burrelit bën të ditur se furgoni i linjës Shëllijë-Burrel është qëlluar me breshëri plumbash nga një person edne i paidentifikuar. Si pasoje dy pasagjere jane plagosur rende. Autori ne arrati, policia ne alarm per kapjen e tij 

BURREL-Dy persona kanë mbetur të plagosur sot në Burrel pas të shtënave më armë që një person i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të një furgoni me pasagjerë. Policia e Burrelit bën të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur sot paradite në Burrel kur furgoni i linjës Shëllijë-Burrel është qëlluar me breshëri plumbash nga një person ende i paidentifikuar. Të zënë nga paniku 2 pasagjerët dhe drejtuesi i mjetit janë fshehur ku të munden për tu shpëtuar plumbave. Si pasojë kanë mbetur të plagosura dy gra që ndodheshin në furgonin e linjës. Pas krimit, mësohet se autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes duke lene te plagosura Zaide Meta 55 vjec e Ensurita Meta 20 vjec. Drejtuesi i mjetit, Gezim Meta nuk mori asnje plage. Mesohet se te tre personat jane kusherinj te pare. 
Policia e cila ndodhet në vendngjarje bën me dije se plumbat kanë dalë nga arma tip automatik. Dy gratë e plagosura janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë. Ndërkohë efektivët blu të Burrelit kanë ngritur postblloqe në të hyrë dhe të dalë të Burrelit për të mundësuar kapjen e autorit të ngjarjes. Policia dyshon se shkak per ngjarjen mund te kete qene nje konflikt i mundshem mes autorit te ngjarjes dhe drejtuesit ter mjetit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›