E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indeksi i kushtimit, në të njëjtin nivel si në 2008-ën

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008, indeksi i kushtimit në ndërtim ka shënuar një rritje 0.04 për qind. Sipas INSTAT-it, indeksi i çmimeve të grupit "Shpenzime direkte" është ulur 0.2 për qind 

TIRANE-Burime zyrtare nga Instituti i Statistikave bënë të ditur se në tremujorin e dytë të vitit 2009, indeksi i kushtimit në ndërtim arriti në 128.4 për qind (Trem.IV 1999=100), duke shënuar një rënie prej 0.1 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008, indeksi i kushtimit në ndërtim ka shënuar një rritje 0.04 për qind. Sipas INSTAT-it, indeksi i çmimeve të grupit "Shpenzime direkte" është ulur 0.2 për qind kundrejt tremujorit të mëparshëm. Brenda këtij grupi, ulja më të madhe prej 0.4 për qind vihet re në nëngrupin "Shpenzime makinerie". Indeksi i nëngrupit "Shpenzime materiale" është ulur me 0.3 për qind, ku veçohet ulja e çmimeve të materialeve të ndërtimit me 0.3 për qind dhe rritja e çmimeve të materialeve elektrike me 2.9 për qind.

(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›