Stefanovic: Incidenti në Jarinjë ndikon keq në bisedime
BEOGRAD- Shefi i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borko Stefanovic, ka thënë se incidenti në Jarinjë, ka ndikim të keq në bisedimet midis delegacioneve të Serbisë e Kosovës.
Ai i tha agjencisë Beta se ngjarjet në Jarinjë dëshmojnë se “ka fuqi”, të cilat nuk duan ta zgjidhin problemin me rrugë paqësore dhe të cilat janë të gatshme që për këtë të “gjuajnë njerëz të pafajshëm”.
“Kjo bëhet me qëllimin që Serbia të heqë dorë nga dialogu dhe kësisoji të fajësohet se nuk dëshiron zgjidhjet paqësore”, ka thënë Stefanovic.
Ndërkohë, bisedimet mes palëve parashihet të fillojnë në orën 18:00.
(m.a/rel/BalkanWeb)