Arrest per se dyti nipit te Bares kundershtoi agjentet e Antidroges
TIRANE - Gjykata e Tiranes ka vendosur nje tjeter mase shtrenguese arrest me burg ndaj Alxhi Nallbanit te afermit te Aldo Bares te akuzuarit si kreu i Bandes se Lushnjes. Kete radhe masa e sigurise ndaj Nallbanit u caktua per shkak te procedimit penal ndaj tij per akuzen e kundershtimit te punonjesve te policise. Masa e re e cila ishte e njejte me ate qe u vendos pas arrestimit te tij per llogari te nje denimi me burg dhene per te ne mungese eshte leshuar nga Gjykata e Tiranes pak dite me pare. Nga shqyrtimi gjyqesor rezultoi se ne daten 22.12.2010 sherbimet e Policise Gjyqesore kane arrestuar ne flagrance personin nen hetim Alxhi Nallbani. Ne kete date arrestimi i ketij shtetasi eshte bere per shkak se ka kundershtuar me dhune punonjesit e policise Seksioni i Antidroges te cilet kane qene duke e shoqeruar ne ambientet e Drejtorise se Policise te Qarkut Tirane pasi per kete shtetas eshte leshuar nje mandat-arresti nderkombetar nga Interpol Roma thuhej ne vendimin qe kishte lene ne arrest me burg Nallbanin. E njejta mase sigurie u caktua edhe me pare per 33-vjecarin ne 24 dhjetor nga Gjykata e Tiranes. Nallbani u arrestua ne 22 dhjetor ne nje nga rruget e zones se ish-Bllokut. Ndalimi i tij u be per shkak se sipas prokurorise ai kishte nje vendim gjyqesor me 12 vjet burg te drejtesise italiane te pakryer. Sipas prokurorise ne Itali ishte denuar per trafikim te narkotikeveorganizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake. ar.ba