Krimet e Rënda, 4 gjyqtarë garë për postin e drejtuesit
27/12/2010 Emrat e kandidatëve pretendues
TIRANE-Katër gjyqtar të Krimeve të Rënda janë vënë në garë për të zënë postin e kryetarit të kësaj gjykate, pozicion ky që mbeti vakant pas dorëheqjes së gjyqtarit Dritan Hallunaj. Kryetarja e komanduar Etleva Deda, si dhe tre gjyqtarët e kësaj gjykate Gurali Brahimllari, Sandër Simoni e Luan Hasneziri, janë aktualisht katër kandidaturat kryesore që pretendojnë të drejtojnë në të ardhmen Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. CV-të e tyre janë depozituar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ku pritet që shumë shpejt shtatë anëtarët të votojnë emrin e gjyqtarit që do të drejtojë në të ardhmen gjykatën më të rëndësishme të vendit. Mësohet se drejtuesi do përcaktohet mbi bazën e kritereve të veçanta, ku parasysh do merren një sërë faktorësh duke filluar nga numri i çështjeve të gjykuara dhe deri në dhënien e vendimeve të dënimit apo pafajësisë. Aktualisht kandidatët më potencialë janë gjyqtarja Etleva Deda, si dhe ish-drejtuesi i kësaj gjykate Sandër Simoni, i cili nëpërmjet kandidaturës së tij kërkon të rimarrë edhe një herë tjetër drejtimin e këtij institucioni. Ndërkohë që pas tyre radhiten dy gjyqtarët e tjerë si Gurali Brahimllari, si dhe Luan Hasneziri, kandidatura këto që kanë gjykuar disa grupe kriminale gjatë vitit 2010. Prej dy muajsh, që nga momenti kur ish-kryetari Dritan Hallunaj dha dorëheqjen për shkak të zgjedhjes anëtar i KLD-së, drejtimin e këtij institucioni e ka marrë gjyqtarja Etleva Deda, e cila është komanduar për të drejtuar derisa KLD-ja të organizojë zgjedhjet. Simoni e ka drejtuar këtë gjykatë nga viti 2004 deri në 2008. Për sa i përket zgjedhjes së kryetarëve të gjykatës zv/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, theksoi para një muaji se emërimi dhe promovimi i kryetarëve të gjykatave këtej e tutje do të ketë një procedurë krejt ndryshe dhe të asistuar nga ekspertiza evropiane. Ndër të tjera, Kreshnik Spahiu pohoi se promovimi dhe emërimi i kryetarëve të gjykatave do të realizohet nëpërmjet një standardi thellësisht të ri, i cili do të konsistojë në realizimin e sistemit të vlerësimit të punës dyvjeçare për çdo gjyqtar që kandidon për kryetar gjykate dhe kërkon të promovohet. Përveç kësaj, është menduar që kandidati për t’u kualifikuar në kandidim, duhet të jetë vlerësuar në sistem me rezultatin “shumë mirë”. Ky proces i përmirësimit të standardit të emërimit dhe promovimit do të asistohet edhe nga misioni EURALIUS. Një tjetër angazhim i Këshillit të Lartë të Drejtësisë do të jetë vlerësimi i punës së kryetarëve të gjykatave të shkallëve të para dhe të gjykatave të apelit, duke evidentuar përmbushjen prej tyre të detyrimeve, që u janë ngarkuar nga ligji apo aktet nënligjore të miratuara në zbatim të tij.
Apeli i Spahiut
Kreshnik Spahiu, nënkryetari i KLD-së, u shpreh pak kohë më parë se asnjë gjyqtar nuk do të promovohet, pa kaluar njëherë sistemin e vlerësimit. Kjo metodë filtrimi ka hyrë si risi gjatë këtij viti, ku KLD-ja ndryshoi rregullat për përcaktimin e rregullave të emërimit të kryetarëve të gjykatave në vend. Ky sistem i ri pritet do përdoret për 10 kryetarë gjykatash.
Ndihma e evropianëve
Proces i përmirësimit të standardit të emërimit dhe promovimit do të asistohet edhe nga misioni EURALIUS. Ndërkohë që një tjetër angazhim i Këshillit të Lartë të Drejtësisë do të jetë vlerësimi i punës së kryetarëve të gjykatave të shkallëve të para dhe të gjykatave të apelit, duke evidentuar përmbushjen prej tyre të detyrimeve, që u janë ngarkuar.