E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri mes prindërve, akuza rihap çështjen e Bleonës

27/12/2010  Analiza me drejtorin e ri Tonin Vocaj

TIRANE-Ardhja në krye të Tonin Vocaj në Drejtorinë e Krimeve të Rënda ka bërë që së shpejti prokurorë e specialistë të kësaj drejtorie të zhvillojnë një analizë, mbi provat e grumbulluara për gjetjen e vogëlushes 7-vjeçare Bleona Mataj. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë grupit hetimor, të cilët thanë se shumë shpejt do rifillojnë sërish kërkimet dhe hetimet në terren për gjetjen e vogëlushes. “Në ditët në vazhdim, do marrim një takim pune me drejton e ri Tonin Vocaj, ku do analizojnë pistat e ngritura, si dhe do vendosim për mbledhjen e provave të tjera, që gjatë kësaj kohe nuk janë evidentuar”,-thanë burimet. Rihapja e hetimeve për gjetjen e vajzës 7-vjeçare, vjen në një kohë ku dy bashkëshortët prej 1 jave kanë akuzuar njëri-tjetrin si shkaktarë të zhdukjes së Bleona Mataj. Ndërkohë që jo më larg se një javë babai i vogëlushes është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke akuzuar drejtpërdrejt gruan e tij si shkaktare të zhdukjes së vajzës. Aktualisht, grupi hetimor i ngritur për këtë çështje është duke verifikuar një sërë pistash, ku së fundi pritet të shtohen edhe ato të zhdukjes apo vrasjes me dashje të vogëlushes nga anëtarët e familjes. Bleona Mataj humbi kontaktet që prej 22 majit të këtij viti dhe prej disa muajsh, Prokuroria dhe policia nuk ka mundur të gjejnë asnjë provë për ekzistencën e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›