Gjendet i vdekur nje 25-vjecar
Mat
Misteri
Gjendet i vdekur në rrethana misterioze një i ri. Viktima është identifikuar si Besmir Kurti, 25 vjeç dhe është gjetur i pajetë në fshatin Karicë të rrethit të Matit, pak pas mesditës së djeshme. Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që pasi kanë gjetur trupin e pajetë kanë njoftuar policinë, e cila ka mbërritur brenda pak minutash në vendngjarje. Grupi hetimor ende nuk ka dalë në një variant përfundimtar për ngjarjen, por po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vdekjeje. Trupi i pajetë është dërguar për në morg, ndërkohë që nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.