Hetimi zgjedhjeve Rama:Berisha në Kuvend thelloi krizën
TIRANE- Kryetari i PS deklaron se kryeministri se thelloi krizën politike duke refuzuar cdo kompromis”. Reagimi vjen pasi Parlamenti mbrëmë hodhi poshtë me shumicë votash kërkesën e PS-së për hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit.
“Të gjithë e kanë kuptuar se Berisha i ka vjedhur zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë.”- tha Rama sot në mesditë gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.
“Jemi përpara një situate jashtëzakonisht dramatike, dhe udhëkryq shumë të rrezikshëm ku shoqëria rrezikon të mpihet për shkak se aferat e skandalit e korrupsionit janë bërë kaq të përditshme sa asgjë nuk cudit më askënd”- nënvizoi Rama.
“Në cilin kohë do të ishte e mundur që një ministër të shkelte Kushtetutën, të kapërcente parlamentin dhe me firmën e tij të ndryshonte vendimin e parlamentit për një koncension të miratuar nga parlamenti. Dhe vetëm ai mund të ndryshojë. “tha Rama duke iu referuar akuzave ndaj ish ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës, aktualisht ministër i Bujqësisë, Genc Ruli.
Sipas Ramës Shqiptëria sot ka një opozitë më të fortë që nuk do të heqë orë nga transparenca, dhe herët a vonë do të bëhet. “Kush i ka mbushur kutitë më 28 qershor do të dalë, sepse saliu nuk i zhbën dot të vërtetat që kanë materialet zgjedhore. Vjedhësit do të bien në duart e publikut herët a vonë. Opozita nuk do ndalet, nuk do ndryshojë as qëndrim as formë, do vazhdojë të kërkojë transparencën dhe të dënojë moralisht vjedhësit e zgjedhjeve. “
(s.g/BalkanWeb)