Aksident në Greqi 4 të vdekur, viktimat mes tyre shqiptarë
ATHINE- Një aksident tragjik me katër të vdekur ka ndodhur një orë para mesnatës së të hënës në rrugën kombëtare që lidh Patran me Athinën në kilometrin e 159-të.
Sipas të përditshmes greke Tanea në aksident mbeten të vdekur 4 persona. Tre persona kanë gjetur vdekjen në një makinë, ndërsa në makinën tjetër ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit.
Për shkaqe ende të panjohura njëra makinë ka dalë në drejtimin e kundërt dhe përplasja ka qenë aq e fuqishme sa makinat kanë shpërthyer në flakë.
Mediat greke shkruajnë se viktimat janë dhe shqiptarë. Faqja online newsbeast.gr shkruan se mes viktimave është dhe një fëmijë 5 vjecar, dhe një grua të cilët sipas policisë dyshohet se po ktheheshin nga Shqipëria.
Ndërsa makina tjetër drejtohej nga një 24 vjecar grek.
Sipas forcave të shpëtimit detyra e identifikimit të viktimave ishte shumë e vështirë pasi trupat kishin pësuar djegie të rënda aq sa edhe gjinia e viktimave ishte e vështirë të përcaktohej.
(s.g/Balkanweb)