Marrin peng klientët e dehur për disa shishe uiski

09/04/2005 Prangosen Enkel Tahullai dhe Durim Daja, dy të tjerë në kërkim
Marrin peng për afro katër orë klientët e lokalit, pasi këta të fundit kishin konsumuar sasi të madhe alkooli dhe kanë rrëmbyer disa shishe uiski, duke u larguar. Enkel Tahullai, 30 vjeç, nga Tirana, i dënuar më parë për vjedhje me armë dhe, Durim Daja, 19 vjeç nga Durrësi, janë arrestuar mbrëmjen e së enjtes nga forcat policore të Komisariatit nr.4 të kryeqytetit, pasi akuzohen për heqje të lirisë së tjetrit. Ndërsa dy bashkëpunëtorët e tyre janë shpallur në kërkim nga policia.
Ngjarja
Ka qenë ora 16.45 e së enjtes, kur në një lokal pranë Porcelanit në Tiranë, pronari dhe tre shokë të tij kanë marrë peng për afro katër orë dy klientë. Lajmi është bërë i ditur dje nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, të cilat sqaruan se akuzohen katër persona për këtë ngjarje, dy prej të cilëve janë shpallur në kërkim. Burimet thonë se gjithçka ka ndodhur, pasi dy klientë të lokalit, Eduart Tahiri dhe Edmond Ruçi, kanë konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli. Në gjendje të dehur, Tahiri dhe Ruçi kanë tentuar të marrin disa shishe me pije alkooli (uiski) dhe të largohen nga lokali, thonë burimet. Por në këtë moment, pronari i lokalit së bashku me tre të akuzuarit e tjerë i kanë ndaluar dhe i kanë mbajtur peng për katër orë aty. Pasi i kanë bllokuar në lokal në orën 16.45, kanë qëndruar aty jashtë dëshirës së tyre deri në orën 20.35 të mbrëmjes të së hënës. Burimet e policisë sqarojnë se gjatë këtyre orëve, dy të arrestuarit dhe bashkëpunëtorët e tyre të shpallur në kërkim, i kanë keqtrajtuar klientët e alkoolizuar. Ata nuk kanë lajmëruar policinë, por kanë përdorur vetëgjyqësinë, duke i dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, thonë burimet.
Denoncimi
Pasi janë lënë të lirë nga katër “pengmarrësit”, Tahiri dhe Ruçi kanë denoncuar në polici dhunën e ushtruar ndaj tyre në lokal për afro katër orë me radhë. Burimet e policisë thonë se dy të keqtrajtuarit kanë deklaruar se ndaj tyre është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike. Gjithashtu, ata kanë sqaruar se nuk janë lënë të lirë për katër orë, nën presionin e pronarit të lokalit dhe miqve të tij. Menjëherë pas marrjes së deklarimeve të të dëmtuarve, uniformat blu janë nisur për në lokalin ku kishte ndodhur ngjarja. Ata kanë mundur të arrestojnë Enkel Tahullain dhe Durim Dajën, ndërsa dy të tjerët kanë mundur t’u shpëtojnë prangave, pasi nuk janë gjetur në banesat e tyre. Burimet thonë se të arrestuarit kanë deklaruar se nuk kanë ushtruar dhunë ndaj Tahirit dhe Ruçit, por këta të fundit, pasi kishin prishur qetësinë e lokalit, kanë tentuar të marrin me vete disa shishe të shtrenjta alkoolike. Megjithatë, Prokuroria dhe policia ka ngritur ndaj tyre akuzën e heqjes së lirisë së tjetrit, duke përdorur keqtrajtime dhe vetëgjyqësi, parashikuar nga neni 277 i Kodit Penal.