Gjendet i vdekur prej dy ditësh nga overdoza

09/04/2005 Të njohurit e viktimës, Sajmir Murati, kanë pohuar se kohët e fundit ai kishte shtuar përdorimin e drogës
Një i ri 29-vjeçar është gjetur dje i vdekur në banesën e tij në kryeqytet dhe nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të mbidozave të narkotikëve që ka marrë. Sajmir Murati, 29 vjeç, lindur dhe banues në rrugën “Pandi Dardha” në Tiranë, është gjetur i pajetë dje në banesën e tij dhe dyshohet që të ketë vdekur tri ditë më parë. Nga hetimet paraprake dhe nga ekspertiza mjeko-ligjore, rezulton se viktima ka vdekur si pasojë e overdozës.
Gjetja
Kanë qenë fqinjët e tij, ata të cilët kanë lajmëruar policinë për erën e rëndë që vinte nga dera e banesës së 29-vjeçarit. Gjithashtu, ata kanë vënë në dijeni policinë se nuk e kishin parë të dilte nga shtëpia prej disa ditësh viktimën. Lajmi është bërë i ditur dje për gazetën “Metropol” nga burime zyrtare të policisë kryeqytetase, të cilat sqaruan se pas marrjes së informacionit kanë depërtuar në banesën e të riut, ku e kanë gjetur të vdekur dhe kufoma kishte filluar të dekompozohej. Sipas policisë, 29-vjeçari Murati dyshohet të ketë qenë përdorues i rregullt i drogës. Ky dyshim është përforcuar edhe nga dëshmitë e fqinjëve, të cilët kanë pohuar se kishin dijeni që i riu merrte drogë. Madje, ata kanë treguar se kohët e fundit viktima kishte filluar të konsumonte lëndë narkotike në sasi të mëdha.
Hetimet
Në vendngjarje bashkë me inspektorët e krimeve të Komisariatit nr.3 në Tiranë, kanë mbërritur edhe mjeko-ligjorët. Këta të fundit kanë transportuar kufomën në morgun e kryeqytetit, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. Ndërkaq, nga ekspertizat dhe verifikimet paraprake, rezulton se 29-vjeçari Murati kishte vdekur si pasojë e overdozës, thonë burimet e policisë. Duket se sasia e narkotikut që ai ka konsumuar i ka marrë jetën. Burimet thonë se ky është i disati rast gjatë këtij viti, ku përdorues të drogës gjejnë vdekjen si pasojë e konsumimit të overdozave.