E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali psikiatrik i Elbasanit konkretizon me sukses reformen e shendetit mendor

Spitali psikiatrik në Elbasan është duke konkretizuar me sukses reformën e shëndetit mendor për këtë kategori pacientësh.

Ai është më i madhi në vend duke mbuluar Shqipërinë e Mesme si dhe qytete të tilla si Durrësin, Korcën, Pogradecin, Lushnjën, Librazhdin, Gramshin etj ose ekzaktësisht përgjigjet për këtë shërbim për mbi 1.2 milion banorë. Sipas drejtorit të spitalit, Kamber Balla, gjatë kësaj periudhe i është kushtuar mjaft rëndësi si trajtimit shëndetësor të pacientëve por edhe trajtimit psikosocial me një staf profesionistësh. Kështu pas mjekimit modern që aplikohet në spitalin e Elbasanit, të sëmurët kalojnë fazën e rehabilitimit dhe paisen edhe me dokumentacionin përkatës për të përfituar pensione të ndryshme dhe për të vazhduar mjekimin falas i cili është shumë I shtrenjtë.

Spitali Psikiatrik i Elbasanit ka një kapacitet prej 310 shtretërish. Aktualisht ndodhen të shtruar 343 pacientë duke shfrytëzuar edhe mabiente rezervë. Gjatë vitit të kaluar u trajtuan 600 pacientë dhe për këtë periudhë ka një shtim të lehtë të nr të rasteve për shkak të temperaturave dhe stinës. Vitet e fundit të prekur ngë sëmundje nervore dominon mosha e mesme madje edhe të rinj dhe kjo shpjegohet me ngarkesën psiko-emocionale, psikosociale, alkoolin, drogën etj. Por drejtori Balla sqaron se vendi ynë bën pjesë në parametrat ndërkombëtare të të prekurve nga sëmundjet mendore.

Një ndihmesë të madhe në këtë reform po japin qendrat e rehabilitimit dhe shtëpizat e ngritura në Elbasan e në qytete të tjera të vedit. Megjithatë në psikiatrikun e Elbasanit ndodhen 70 të sëmurë kronikë të cilët duhet të trajtohen në një vend të posacëm. Kjo do të lehtësonte shërbimet për kategoritë e tjera. Për këtë qëllim në proces është edhe ngritja e një qendre supermoderne, financim rreth 100 mijë Euro qeverisë Hollandeze.

Drejtoria e spitaleve ka kërkuar që informacionet për këtë kategori pacientësh të jepen të sakta për vrtë ndjeshmërinë që ka komuniteti ndaj kësaj kategorie. Gjatë viteve të fundit I gjithë spitali I është nënshtruar rikonstruksionit të plotë dhe trajtimi ushqimor e medikamentoz është I standarteve evropiane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›