E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te gjithe drejt bregdetit te Durresit

Plazhi i Durrësit, nga vend i preferuar për durrsakët po kthehet gjithnjë e më tepër në një plazh që frekuentohet nga kryeqytetasit, mijëra pushues të ardhur nga Kosova, Maqedonia por edhe nga shumë rrethe të tjera të vendit si dhe jashtë tij.

Temperaturat e larta, ka bërë që qindra e mijëra pushues të dynden drejt plazheve të Durrësit këtë fundjavë, duke e mbipulluar atë përgjatë gjithë gjatësisë së tij.

Infrastruktura, në plazhin e Durrësit në krahasim me vitet e mëparshme, është përmiresuar ndjeshëm, duke e kthyer atë në një destinacion akoma edhe më të preferueshëm për pushues te shumte.

Teksa lënë vend për përmirësim, pushuesit pohojnë se plazhi i Durrësit mbetet plazhi i preferuar për të kaluar pushimet verore.

Plazhi i Durrësit, mbetet një nga më të frekuentuarit në vend nga pushues të shumtë, ndaj numri i automjeteve që lëvizn në akset rrugore mbetet mjaft i lartë.

Pikërisht fundjava ka shkaktuar mjaft probleme në qarkullimin e automjeteve të cilat dynden në zonat turistike të Durrësit si dhe të Golemit për të kalura pushimet verore.

Akset më problematike ashtu si edhe në ditët e kaluara ku makinat qëndrojnë të bllokuara në trafik për orë të të tëra janë Plepa-Golem, Plepa-Shkozet si dhe Ura e Dajlanit-Plepa.

E njohur me këtë problematikë ndër vite, Policia Rrugore ka shtuar numrin e efektivave të cilat do të ndërhyjë për normalizimin e qarkullimit në akset më problematike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›