Shengjini gati per te pritur turistet
Shëngjini po bëhet gjithnjë e më tepër një zonë e frekuentuar nga pushuesit dhe turistët e ndryshëm.
Pastërtia e ujit nga mungesa e shkarkimit të ujërave të zeza, cilësia e lartë e rërës, ambjenti i qetë dhe shërbimet e shumta që ofrohen në këtë zonë janë faktorët që kanë dhënë këtë ndikim.
Cdo vit e më tepër numri i pushuesve ka ardhur duke u rritur, ndërsa dicka e tillë pritet të ndodhë edhe këtë vit në plazhin e Shëngjinit. Këta tregues kanë sjellë një angazhim maksimal nga ana e komunës, kreu i së cilës menjëherë pas marrjes së detyrës, ka angazhuar forca të shumta për të ndryshuar situatën e deritanishme.
Heqja e të gjithë bunkerëve të cilët kishin zaptuar hapësira të konsiderueshme, largimi i të gjithë mbetjeve urbane dhe inerte, ndërhyrja në aksin problematik të Kunës, rikonstruksioni i bulevardit kryesor dhe kthimi i hapësirave të rërës tek pushuesit janë disa nga angazhimet e menjëhershme të kreut të Komunës Salvador Kacaj.
Sipas tij të gjithë këto ndërhyrje do të përfundojnë plotësisht në fillim të muajit korrik, ndërsa për herë të parë e gjithë zona e plazhit do të ketë kontenierë për depozitim e mbjejtjeve urbane dhe vendosjen e banjove publike për gjatë gjithë gjatësisë së plazhit.
Aktualisht ka përfunduar plugimi i plotë i rërës, i cili ka rritur ndjeshëm cilësinë e pastërtisë në këtë zonë, ndërsa premtohet se të gjithë ata që do të zgjedhin Shëngjinin për pushimet e tyre, do të gjejnë në këtë plazh atë cfarë pretendojnë. Sipas kryekomunarit të Shëngjinit Salvador Kacaj, e gjithë kjo vëmendje ka të bëjë me nevojën për ti dhënë Shëngjinit atë cfarë meriton dhe duhet të ketë një zonë turistike kaq e rëndësishme.
Këto cilësi të mira që gjenden në plazhin e Shëngjinit, kanë bërë që këtë vit sezoni të fillojë mjaft herët në krahasim me vitet e tjera, ndonëse situata nuk ka qenë favorizuese edhe për shkak të zgjedhjeve vendore. Muaji Maj ka dërguar drejt Shëngjinit mjaft pushues, jo vetëm vendas por edhe nga Kosova dhe vendet e Europës, ndërsa pritet që këtë vit ky fluks të jetë të paktën 10 % më i lartë se vitin e shkuar.
Edhe bizneset e shërbimit tashmë janë të pregatitur për të pritur pushuesit në plazhin e Shëngjinit, duke e pare këtë zonë në zhvillim të vazhdueshëm. Gjatë këtyre ditëve ka patur intensifikim të punimeve për të përmirësuar situatën në Shëngjin, ndërsa po punohet me orë të gjata për të mbyllur në kohën më të shpejtë këto ndërhyrje. Aktualisht Shëngjini mund të konsiderohet si një nga zonat bregdetare me pastërtinë më të lartë, ndërsa nuk mund të flitet më për mungesë uji apo energjie elektrike, që janë të garantuara gjatë 24 orëve.
Ndryshimi i Shëngjinit është i dukshëm për këdo që viziton këtë zonë apo zgjedh për të kaluar pushimet, dhe kjo sipas kreut të Komunës do të jetë e garantuar jo vetëm gjatë sezonit, por edhe pas përfundimit të tij.