E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokaster sekuestrohen 20 kilograme Mariuane

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastë kanë marrë informacioneve në rrugë operative se persona të ndryshëm të cilët ushtrojnë aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga Gjirokastra në drejtim të rretheve Fier -Vlorë , Durrës dhe Tiranë , për të shmangur postobllokun e Policisë të ngritur në vendin e quajtur Uji i Ftohët Tepelenë , do të përdorën si rrugë kalimi për trafikimin e lëndës narkotike , rrugën këmbësore buzë lumit Drino si dhe rrugën këmbësore në pyllin mbi pikën turistike Uji i Ftohtë Tepelenë.

Mbi bazën e këtyre informacioneve të siguruara dhe vërtetuara në rrugë operative , nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër është organizuar puna dhe është ngritur një shërbim në këto vende që përdoren si rrugë kalimi nga ana e personave të cilët ushtrojnë aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Si rezulat i këtij shërbimi dhe në vijim të goditjes së realizuar një javë më parë në Pyllin e Ujit të Ftohtë Tepelenë , Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve më datën 19.06.2011, rreth orës 02.30, kanë bërë të mundur goditjen e një tjetër rasti të trafikut të lëndëve narkotike dhe konkretisht:

Në vendin e quajtur Shkëmbi i Memecit dhe këmba e ish Urës së Ali Pashait ndodhur buzë lumit Drino midis Ujit të Ftohët Tepelenë dhe fshatit Hormovë , janë konstatuar dy thasë plasmasi ku brenda tyre kishte pako të mbushura me lëndë narkotike.

Lënda narkotikë është transportuar nga shtetasi N.B, nga Gjirokastra me automjetin e tij i cili pasi ka parkuar automjetin buzë rrugës , rreth një kilometër larg postobllokut të policisë ka nxjerrë nga bagazhi i mjetit dy thasët e palsamit të mbushur me lëndë narkotike dhe i ka fshehur në buzën e lumit Drino me qëllim transportin me krah deri në anën tjetër të postobllokut të policies dhe është larguar menjëherë duke lënë një shtetas tjetër për ta ruajtur dhe transportuar me krah.

Lënda narkotike do transportohej nga një shtetas i cili u arrrestua në flagrancë nga ana e Specialistëve të Sektorit Kundër Narkotikëve dhe konkretisht :

L. K. , i datëlindjes 1990, lindur dhe banues në Gjirokastër.

Në vendngjarje janë konstatuar dy thasë plasmasi ngjyrë blu ku brenda tyre kishte pako të mbështjella me letër natriban të mbushura me lëndë narkotike të dyshuar si Mariuanë.

Grupi hetimor ka konstatuar se në njërin thes kishte nga 9 pako ndërsa në thesin tjetër kishte 8 pako të mbështjella me letër natriban , gjithësej 17 pako në formë cilindrike , me peshtë të ndryshme , gjithësej rreth 20 kilogramë

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve kanë arrestuar transportuesin dhe kanë shpallur në kërkim pronarin e lëndës narkotike nga fshati Lazarat dhe shtetasin tjetër së bashku me automjetin e tij i cili kreu transportin nga Lazarati deri në buzën e Lumit Drino.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›