E Diel, 1 Nëntor 2026

Milano, 4 vite burg për ish avokatin e Berluskonit

Prokuroria e Milanos kërkoi katër vite dhe tetë muaj burg për ish-avokatin britanik të Silvio Berluskonit, Davit Mills për dëshmi të rreme në favor të kryeministrit aktual italian, Silvio Berluskoni, njoftoi sot agjencia e lajmeve ANSA.

Procesi gjyqësor kundër Silvio Berluskonit për këtë çështje u krye në muajin tetor të vitit 2008 për shkak të miratimit të një ligji që pati polemika dhe që i kushtoi heqjen e imunitetit gjatë kohës së mandatit të tij.

Berlusconi, që u padit për disa afera por që nuk u dënua kurrë bëri të votohej ky ligj pas kthimit të tij në pushtet majin e kaluar.

Berlusconi u akuzua se i kishte dhënë Davit Mills 600 000 dollarë në këmbim të dëshmisë së rreme në favor të tij para drejtësisë italiane.

David Mills u bë i njohur pasi mori nga Berluskoni një shumë parash në shenjë mirënjohjeje për punën e tij. (atsh)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›