E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimet e mjekëve tregojnë që korrupsioni po luftohet

Policia ka vënë në pranga një tjetër kirurg në Tiranë. Është arrestuar shefi i Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare. Ndalimi i tij vjen vetëm pak ditë pas arrestimit të një tjetër mjeku, shefit të Klinikës së Spitalit të Burgut në Tiranë, Ardian Nelaj, i cili dyshohet për korrupsion.

Ja pra që korrupsioni luftohet, do vetëm vullnet nga të gjitha palët: politka duhet të japë mbështetjen e saj, policia e prokuroria duhet t’i marrin seriozisht ankesat dhe denoncimet për korrupsion, dhe domosdo, qytetarët që e vuajnë korrupsionin s’duhet të jenë pasivë, por të denoncojnë.

Ju të “Shekulli”-t thoni që ka korrupsion, por arrestimet e shumta këto vite për korrupsion tregojnë të kundërtën. Njerëzit s’duhet të jenë më indiferentë, por duhet të denoncojnë çdo person qeë u bie më qafë, duke u kërkuar para, në një mënyrë, apo në një tjetër

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›