Arrestimet e shqiptarëve në Preshevë, AK-Serbisë: Lironi të burgosurit politik
TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka organizuar paraditen e sotme (rreth orës 10:00) protestë para ambasadës serbe në Tiranë si shenjë solidariteti ndaj shqiptarëve të Preshevës dhe të Maqedonisë. Në mbeshtetje të protestës ka marrë pjesë dhe kreu i Bashkisë së Preshevës Ragmi Mustafa.
Aktivistëtët e Aleancës Kuq e e Zi marshuan në rrugët e kryeqytetit duke lëshuar thirrje patriotike në mbështetje të vellezërve shqiptarë të Preshevës të cilët ndër vite janë vënë përpara dhunës verbale dhe fizike më ngjyrime politico-ksenofobe të strukturave sërbe. Përfaqësuesit e Aleancës Kuq e Zi nën sloganin “Do të përballeni me 10 milionë shqiptarë” lëshuan mesazhe të forta në drejtim të përfaqësisë diplomatike të Sërbisë duke kërkuar që shqiptarët e Preshevës të lihen të qetë dhe vellezërit shqiptarë të arrestuar të lirohen nga burgosja politike.
“Ne jemi këtu për t’I premtuar shqiptarëve të Preshevës se nuk do të ndalojmë asnjëherë mbëeshtetjen tonë për morale dhe fizike për të drejtat e tyre në tokën e tyre etnike, dhe ne nga sot e tutje deri në zgjidhjen e kësaj cështje do të jemi preshevarë, do të jemi të njësuar me shqiptarët e luginës së Preshevës”,- deklaroi përfeaqësuesja e Aleancës Kuq e Zi Lumturi Ratskoceri. Më pas Kryetari i Bashkisë së Preshevës Ragmi Mustafa deklaroi se ishtë sot në Tiranë për të falenderuar dhe mbështetur nismën e Aleancës Kuq e Zi për të protestuar për të drejtat dhe liritë themelore të shqiptarëve të Preshevës.
“Ne kemi qenë mot dhe jemi sot kuqezi, ne jemi me Aleancën KuqeZi e cila lartëson dhe gre në piedistal vlerat kombëtare historike të Shqipërisë dhe shqiptarëve”,- deklaroi Ragmi Mustafa në prani të qindra protestuesve kuqezi që nuk rreshtnin së thirruri “Shqipëri Etnike”, “nga Presheva në Cameri të gjithë jemi Kuq e Zi”.
Në përmbyllje të protestës qindra pjesëmarrës që kishin ardhur nga Lugina e Preshevës iu bashkuan zyrtarisht Aleancës Kuq e Zi duke u bërë anëtarë me të drejta të plota dhe pjesë e aksioneve politike të Kuq e Zinjve.
Në një aksion policor, të ndërmarrë më 4 maj 2011në Bujanovc, Luginën të Preshevës, janë arrestuar 8 shqiptarë, të cilët, dyshohen për krime lufte të bëra në Kosovë. Prokurori i Serbisë, për krime lufte, Vladimir Vukçevic, ka thënë se pesë shqiptarët, dyshohen për krime lufte, gjatë luftës së vitit 2001, në Luginën e Preshevës. Ndërkohë ministri serb Ivica Daçiç, duke reaguar për aktgjykimin lirues të Fatmir Limajt, të akuzuar për krime lufte ndaj serbëve dhe joshqiptarëve në Kleçkë, deklaroi se derisa të jetë ai në krye të MPB-së do të arrestojë secilin që ka bërë krime lufte dhe se “Prishtina, për këtë vendim të turpshëm, nuk do të presë shumë gjatë për përgjgjen”.
(el.me/BalkanWeb)