E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Nuk do kandidoj per president, takimi me Ramë jo polik

TIRANË- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaroi sot se nuk do të kandidojë për postin e presidentit, duke nënvizuar se synon një rikandidim dhe rizgjedhje në krye të partisë që ai drejton. 

“Unë duke e mirëkuptuar propozimin e zotit Luan Rama që bëri dje do ta ftoja publikisht megjithesë ja kam bërë dhe privatisht dhe sinqerisht që të për kreun e LSI, meqë ka shprehur edhe diferenca sa i takon kësaj force. Kandidimi im është ai për kreun e LSI, ndërsa për rikandiddim të mundshëm për postin e presidentin, kemi 30 vjet para për ta cmuar se kur do ishte moementi i përshtatshëm”,- deklaroi Meta. 

Duke nënvizuar që LSI do ti qëndrojë koalicionit me PD, Meta hodhi poshtë cdo hamëndësim për bashkim votash me PS për të zgjedhur një president/e duke nënvizuar se më shumë rëndësi ka procesi në interes të vendit.

“Medoj se këndvështrimi partiak është i rëndësishëm për të gjithë aktorët se nuk mund të injorohen interesat e pjeshme, por për vecoritë ku ndodhet vendi, duhet të prevalojë interesi kombëtar, sesa interesi i cdo force të caktuar politike apo cdo individi. Pra për të ndërtuar një proces duhet të vijojë edhe në të ardhmen, se përmenda edhe angazhmet kryesore, por ka dhe shume të tjera, vijueshmëria dhe mbarëvajtja, do varet nga konsesusi edhe pas zgjedhjes së presidentit apo presidentes së re”,- nënvizoi Meta. 

Darka me Ramën, Meta: Po më ftoj i kthej vizitën
Duke iu përgjigjur për Neës24, kreu i LSI sqaropi se darka shumë e përfolur mediatikisht dhe jo vetëm mes tij dhe kreut të PS, Edi Rama në Gjirin e lalzit, meta sqaroi se ai ishtë një takim privat dhe jo politik. Meta u shpreh se nëse do të ksihte një ftesë për të shkuar në shtëpinë e Ramës do ta pranonte me kënaqësi. 

“Kam dëgjaur fantazi nga më të ndryshme, për një takim që është më shumë i karakterit privat dhe njerëzor dhe jo politik sipas gjyikimit tim.. Është hedhur dyshim pse darka është ngrënë natën, por darka hahet natën jo ditën. E sigurtë se produkte deti kemi ngrënë”,- u shpreh Meta duke qeshur.

“Së dyti, nëse do kishte ftesë për darkë nga Rama me kënaqësi do e pranoja, nuk kam hezitim, se ju e dini edhe pse nuk isha i ftuar në dasëm unë i dërgoava buqetën më të bukur”,- u shpreh Meta.

LAJMI VIJON

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›