E Diel, 1 Nëntor 2026

Theret 22-vjecari per nje fyerje

Korce- Sherri pas dehjes per nje fyerje ne lokal perfundon ne perleshje te pergjakshme ne qytezen e Maliqit, Korce. Nje 22 vjecar eshte masakruar dhe therur me pas me thike nga grupi kundershtar, ndersa ka marre mjekimin ne reanimacionin e spitalit. Policia konfirmoi ngjarjen e ndodhur mesnaten e se shtunes ne nje nga baret e qytetit te Maliqit dhe deklaroi se nisi hetimet per rrethanat dhe autoret e krimit.

Burime zyrtare thane dje se Renato Gongo, banues ne fshatin Sovjan, perfundoi me plage thike ne spital. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se i riu eshte plagosur dhe rrahur ne nje lokal ne Maliq ku ishte konfliktuar me pese te rinj te tjere, nje prej te cileve i ndaluar. Policia tha se ka mundur te vendose ne pranga te dyshuarin Arlind Shehu, banues po ne Maliq dhe jane shpallur ne kerkim kater persona te tjere. Nga deshmite e marra pronarit te lokalit, mesohet se te gjithe personat e perfshire ne grindje kane qene te dehur ne alkool dhe se shkak i perleshjes eshte bere nje ofendim.

Ka qene i arrestuari Arlind Shehu qe dyshohet se e ka goditur Gongon me thike ne bark, ndersa sic deklaroi vete viktima per gazeten "KJ" nga shtrati i spitalit te Korces, kater persona te tjere e kane qelluar me shkelma dhe grushte ne pjese te ndryshme te trupit. Pas krimit te dyshuarit kane arritur te largohen para se te mberrinin uniformat blu ne vendngjarje. Burime zyrtare thane se pas kontrolleve te ushtruara eshte bere e mundur edhe gjetja e armes se ftohte, thike, me te cilen eshte goditur 22 vjecari Gongo. Mbi te arrestuarin Shehu rendon akuza e plagosjes se rende ne bashkepunim dhe ne kerkim u shpallen te dyshuarit e tjere, qe jane identifikuar fale deshmise se dhene edhe nga i demtuari pas mjekimit ne spital. Mjeket thane se gjendja e pacientit paraqitet jashte rrezikut per jeten pas nderhyrjes kirurgjikale dhe per fat te mire plaga ne bark nuk i ka prekur organe jetesore.

D.Zisi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›