E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimi i Astrit Bushit, Spanja falënderon policinë

Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka marrë një letër falënderimi dhe mirënjohjeje nga ministri i Brendshëm i Spanjës, Alfredo Perez Rubalcaba, për bashkëpunimin e ofruar në arrestimin e një personi të shumëkërkuar. "Dëshiroj t‘ju falënderoj për bashkëpunimin që na ofruat në arrestimin e Astrit Bushit në 7 qershorin e kaluar, arratisur nga Spanja dhe të lokalizuar përfundimisht në qytetin e lindjes, Laç", shprehet në letër ministri i Brendshëm i Spanjës, Rubalcaba. Më tej, në letrën e tij, ministri Rubalcaba vlerëson efikasitetin dhe profesionalizmin e treguar nga policia shqiptare. "Kapja e suksesshme u krye në kuadrin e një operacioni të shkëlqyer të zhvilluar nga forcat e specializuara të policisë shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me anëtarët e policisë spanjolle", nënvizon në letër Rubalcaba.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›