E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia "godet" tregtarët e celularëve te tregu çam

Pasditen e djeshme u mbyll me sukses në kryeqytet operacioni policor i koduar "Black market", i realizuar nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik. Dhjetëra forca policore mësynë në tregun çam, duke mundësuar sekuestrimin e sasive të konsiderueshme të aksesorëve të ndryshëm për celularët. Gjithashtu u krye arrestimi i një shtetasi dhe ndjekja në hetim të lirë për 7 persona të cilët po tregtonin në afërsi të Postës Shqiptare, tek i ashtuquajturi tregu çam, në mënyrë të kundraligjshme dhe pa licencë për ushtrimin e këtij aktiviteti. Kështu, sipas policisë, u mor masa e arrestimit në flagrancë, pasi është i dyshuar për tregtim dhe transportimit të mallrave kontrabandë për shtetasin Shpëtim Qamil Pashaj, 35 vjeç. Në gjendje të lirë do të hetohen për të njëjtën akuzë edhe shtatë persona të tjerë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›