E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohet një avokat, kolegët në protestë

Ngjarja ndodhi në Gjykatën e Elbasanit të mërkurën, ku ka pasur një përplasje fizike midis tij dhe gjyqtarit Xheladin Karkini.

Avokati ka kërkuar konsultim për një dosje gjyqësore të një klienti të tij, por gjyqtari i ka deklaruar se nuk kishte kohë. Kjo ka acaruar avokatin, i cili ka shpërthyer me fjalë dhe më pas në përplasje fizike. Pas kësaj, avokati është arrestuar nga policia.

Ndërkohë, sot është hedhur në protestë Dhoma e Avokatisë në Elbasan, e cila thotë se arrestimi i kolegut të tyre është i jashtëligjshëm. Ata paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestën edhe në ditët në vijim. Për këtë arsye, ata kanë bojkotuar të gjitha proceset gjyqësore. /Start/

                                                                                             2012-09-20 10:23
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›