Arrestimi i kreut të OMONIA-s në Gjykatën e Apelit
KORCË- Gjykata e Faktit në Korcë ka rrëzuar kërkesën e bërë nga pala mbrojtëse për mos-arrestimin e kreut të OMONIA-s Naum Disho, deri në shqyrtimin e cështjes nga Gjykata e Lartë. Në seancën e sotme mbrojtja ka paraqitur disa prova në mbështetje të kërkesës së tyre, një prej të cilave edhe një raport mjekësor për gjendjen jo të mirë shëndetësore të kreut të OMONIA-s.
Të gjitha këto janë hedhur poshtë nga gjykata, e cila ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për ekzekutimin e vendimit për dënimin me 1 vit burg të kreut të OMONIA-s.
Avokati mbrojtës ka deklaruar pas seancës se vendimi i sotëm nuk është i prerë dhe tashmë do të jetë Gjykata e Apelit ajo e cila do të japë formën e prerë për arrestimin ose jo të Dishos. Tashmë pala mbrojtëse ka 10 ditë kohë për kalimin e cështjes në Gjykatën e Apelit.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)