E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, vdes 38-vjecari, tentoi të vjedhë një kabëll elektrik

KRUJË- Një 38-vjecar është plagosur dhe më pas ka humbur jetën pak orë më vonë në spital, një ngjarje e ndodhur pas një tentative për të vjedhur një kabëll elektrik.

Ngjarja ndodhi rreth mesnatës, kur 38 vjecari Shpëtim Shehu po tentonte të kryente një vjedhje pranë banesës së 41 vjecarit Kujtim Lama, në qytetin e Krujës.

Ky i fundit ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të Shehut, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin ushtarak. Policia ka arrestuar 41 vjecarin Lama.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›