E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër- Masakra e pyjeve, në ndjekje penale 20 banorë

Gjirokastër- Masakra e pyjeve në qytetin e Gjirokastrës duket se nuk ka të ndalur. Pyjet e Gjirokastrës prej vitesh po priten barbarisht nga banorët e saj dhe firma të palicensuara që operojnë në kundërshtim me ligjin. Për këtë arsye 20 banorë po ndiqen penalisht pasi akuzohen se kanë dëmtuar zonat pyjore.

Ndërkaq njësitë lokale ankohen se nuk arrijnë dot t’i menaxhojnë pasi sipas tyre kanë mungesa të theksuara në specialistë.

Aktualisht vetëm një firmë është e liçensuar për prerje maksimumi 5 m kub në vit. Që përdoren për familjet e komunave të Gjirokastrës.

Në rrethin e Gjirokastër ndodhen aktualisht 28 750 ha pyje prej të cilave 80% janë nën administrimin e njësive vendore. Përjashtim bëjnë vëtëm pyjet mbrojtës të cilët përfshijnë një sipërfaqe prej 4.500 ha në pjesët Bredhi i Sotirës, Zhejit, Kardhiqit dhe Zhulatit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Korçë- Ndjekje penale për kreun e Higjenës, abuzoi me detyrën Korçë- Prokuroria e Korçës ka nisur ndjekjen penale ndaj kreut...
  2. Elbasan, arrestohen shkaterruesit e pyjeve Drejtoria e sherbimit pyjor ne Elbasan eshte shnderruar ne fushe...
  3. Pogradec- Ndjekje penale ndaj drejtuesit të BESA, vodhi 8 milionë lekë Pogradec-  Drejtuesi i fondacionit BESA në Pogradec, po ndiqet penalisht,...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›