"Arrestimi im, i padrejtë, nuk kam shkelur ligjin"
Mihal Kumaraku, 20-vjeçari i cili u arrestua mbrëmjen e së shtunës për ngjarjen e ndodhur në KZAZ-në nr. 20 të Fierit, ka lënë qelinë e burgut rreth orës 16:30 të pasdites së shtunë, afro 72 orë pas prangosjes. Gjatë një interviste për gazetën "Shqip", 20-vjeçari Mihal Kumaraku ka rrëfyer gjithë peripecitë që ka kaluar qysh nga mbrëmja e së shtunës:
Kur u arrestuat dhe si ndodhi?
Pasditen e së shtunës kam qenë në makinë me tim atë dhe po ecnim në rrugët e Fierit. Policia na preu rrugën dhe dy efektiva, njëri me uniformë dhe tjetri civil, i kanë thënë babait tim se unë duhet të shkoja me ta në komisariat. Nuk na dhanë asnjë sqarim, vetëm më çuan duart në trup për të më paralizuar dhe më morën me vete.
A ju komunikuan ndonjë akuzë apo diçka tjetër për çfarë po ju shoqëronin?
Më çuan më pas në komisariatin e policisë, ku më morën emrin dhe mbiemrin, si dhe disa të dhëna personale. Por nuk më dhanë asnjë shpjegim se për çfarë po më mbanin në burg. Kam qëndruar fillimisht rreth dy orë në mjediset e komisariatit të policisë, ndërkohë që unë i pyesja pafund se përse më kishin ndaluar. Më vonë më sollën një deklaratë dhe më detyruan të hedh firmën pa e lexuar më parë atë që shkruhej në të, por unë nuk pranova. Më pas më pyetën se ku kisha qenë në datën 1 korrik, nëse kisha qenë në miting, kush më njoftoi për të, çfarë kisha bërë konkretisht atje dhe shumë pyetje që kishin lidhje vetëm me mitingun e PS-së te shkolla "Perikli Ikonomi". Pas kësaj më futën në qelitë e burgut të Drejtorisë së Policisë Fier.
A ju komunikuan ndonjë akuzë të qartë? A ju thanë pas shumë orësh qëndrim atje se për çfarë ju kishin arrestuar?
Jo, jo dhe jo. Nuk më kanë komunikuar asnjë akuzë që nga momenti i ndalimit në makinë edhe pas disa orësh qëndrim në polici e më pas në qeli. Policia nuk më ka dhënë asnjë shpjegim. Pasi mbusha 24 orë në burg, lexova një procesverbal ku shkruhej se unë isha pjesëmarrës në mitingun e paligjshëm të PS-së dhe se kisha fyer aktoren dhe kandidaten për deputete të PD-së, Rajmonda Bulku.
Cilat ishin ato prova që policia serviri ndaj jush gjatë afro 72 orëve në qeli?
Nuk më kanë dhënë asnjë fotografi apo pamje, vetëm në procesverbal thuhej që sipas pamjeve të TV "Klan" unë isha pjesëmarrës në mitingun e PS-së. Por unë nuk kam qenë në radhët e para të protestës dhe në asnjë moment nuk kam shkelur ligjin.
Kërkuat avokat për t‘u mbrojtur dhe a kanë ushtruar dhunë ndaj jush?
Kam marrë avokat ditën e diel, të nesërmen e arrestimit. Avokati më komunikoi bindshëm se ndaj meje nuk kishte asnjë akuzë. Dhunë ndaj meje nuk kanë ushtruar, por presioni psikologjik ka qenë i madh. Ajo që dua të them me bindjen e plotë, pas këtyre ditëve terror psikologjik nga ana e policisë, është se unë do të vijoj të jem pjesë e kundërshtisë së vjedhjes së votës dhe nuk më tremb asnjë presion dhe formë e tillë. Jetoj në një shtet që thuhet se është demokratik dhe nuk duhet të më trembin këto forma për të shfaqur bindjet e mia politike.