Tuneli jugor, ende në fazë punimesh
Tuneli i Thirrës nuk është pjesa e vetme e papërfunduar e autostradës. Në tunelin jugor po punohet në metrat e fundit, ndërkohë që sipas përllogaritjeve duhet të përfundonte në fund të qershorit. Por tashmë do të duhet një muaj apo diçka më shumë që ai të përfundojë dhe të jetë i hapur për automjetet. Ndërkohë, janë ende dy ura të papërfunduara, njëra prej të cilave e kompanisë "Granit", ndërkohë që segmenti që lidh qytetin e Kukësit me autostradën ka mbetur përgjysmë, ashtu siç e ka lënë firma sipërmarrëse rreth dy vjet më parë, kur aksi i rrugës devijoi nëpër Lagjen 3 të qytetit të Kukësit. Ky segment ka qenë më problematiku qysh në fillimet e punimeve për autostradën Durrës-Kukës-Prishtinë. Siç dihet, segmenti në fjalë, prej më shumë se dy vitesh ka pasur probleme të shumta që kishin të bënin fillimisht me spostimin e aksit dhe më pas me shpronësimin. Katër banesat e fundit në këtë segment janë shpronësuar vetëm pak muaj më parë mbas legalizimit të plotë të tyre. Veç problemeve me shpronësimet e pronarëve, punëtorët e firmës sipërmarrëse kanë hasur vështirësi edhe me terrenin tepër të pjerrët, në të cilin u është dashur një punë kolosale për ta sistemuar.
Përurimi
Tuneli i Thirrës u përurua në datën 25 qershor, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare. Me një miting të madh elektoral, dy kryeministrat, ai shqiptar dhe ai kosovar, shembën "murin simbolik", i cili u konsiderua si ndarja e fundit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Por punimet në "rrugën patriotike" në fakt dukej se nuk kishin përfunduar. Hapja e tunelit u trumbetua si një nga arritjet më të mëdha të qeverisë shqiptare, pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Tuneli dhe gjithë autostrada u përdor për qëllime elektorale dhe përurimi i tunelit u bë pa përfunduar mirë punimet. Këtë e tregon fakti se që nga dita e përurimit, tuneli i Thirrës është mbyllur herë pas here për arsye të ndryshme.