E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohen 11 persona dhe konfiskohen barna pa banderola

Nga Express më 30 mars 2011 në ora 18:43

Njësiti anti-kontrabandë i Policisë së Kosovës ka kryer me sukses një operacion të saj në Pejë, ku pas një kontrolli në disa farmaci është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e barnave pa banderola dhe janë arrestuar 11 persona.

Lajmin për operacionin në fjalë e bëri të ditur komandanti i Policisë rajonale të Pejës, Enver Hasi, i cili tha se aty kanë qenë të përfshirë disa njësi policore dhe doganore.

“Si rezultat i këtij operacioni është konfiskuar sasi e madhe e medikamenteve farmaceutike të llojeve të ndryshme të cilat janë gjetur pa banderola në 8 barnatore nga 12 sa janë kontrolluar dhe janë arrestuar 11 persona të përfshirë në raste”, ka thënë Hasi.

Ai tha se konfiskim është bërë edhe në 3 raste tjera në vetura të cilat janë hasur në afërsi te këtyre barnatoreve nga persona që kishin sjellë medikamente farmaceutike pa banderola.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›