E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 2 persona, u kapën me gjysmë kuintali hashash

21/02/2010 Po udhëtonin drejt Fierit

FIER- Orët e vona të së enjtes janë shoqëruar nga një operacion i bluve fierakë. Strukturat e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Fier kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve, C. Dallaj, 40 vjeç dhe A. Hoxhallari, 38 vjeç, të dy banorë të qytetit të Fierit. Sipas të dhënave të policisë së qarkut Fier, arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprën penale “mbajtje dhe prodhim të lëndëve narkotike në bashkëpunim”. Policia tregon në një komunikatë se në orët e pasdites së të enjtes të dy shtetasit po transportonin lëndë të ngjashme si lëndë narkotike”. Këta shtetas rreth orës 16.30 në vendin e quajtur “Azotiku” në qytetin e Fierit janë kapur në kushtet e flagrancës me rreth 4 kg e gjysmë hashash. Nga strukturat e Drejtorisë Policisë së Qarkut u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 telefona celularë, automjeti tip Tojota me targa 2640, si dhe lënda prej 4.282 kg e dyshuar e llojit marijuanë”, ka vijuar më tej policia e qarkut Fier. Ende nuk dihet destinacioni i saktë i kësaj ngarkese, por të dhënat e para bëjnë me dije se malli sillej nga periferia e Fierit për në qytet. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit gjyqësor të Fierit, ndërsa dy të arrestuarit ndodhen në ambientet e izolimit në Fier. A. Damini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›