Prishtine, sot gjyqi i EULEX kunder Albin Kurtin
PRISHTINE- Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, nuk do të paraqitet as diten e sotme në Gjykatë, ku pritet të rifillojë seanca gjyqësore kundër tij lidhur me protestat e 10 shkurtit 2007.
Albin Kurti paralajmëron se nuk do të paraqitet as sot, por as në ndonjë seancë tjetër gjyqësore kundër tij pasi e konsideron procesin të motivuar politikisht kundër tij.
Këshilli kundër gjyqit ndaj Albin Kurtit, njofton se ka mbledhur 76 mijë nënshkrime të qytetarëve që e kundërshtojnë këtë proces.
EULEX-i ka rinisur procesin e lënë në gjysmë nga UNMIK-u kundër Albin Kurtit, i cili akuzohet për “pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale, pjesëmarrje në një grup që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e funksioneve të tyre dhe ka bërë thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues”.
Një panel i përbërë prej gjykatësve të EULEX-it dhe gjykatësve të Kosovës, pas mosparaqitjes së Kurtit në Gjykatën e Qarkut më 15 shkurt, vendosi ta shtyjë seancën për një javë, nën arsyetimin që “t’i jepej kohë të pandehurit për të përgatitur mbrojtjen e tij”.
EULEX-i i caktoi Kurtit si avokat zyrtar Ramiz Krasniqin, i cili paraqiti dorëheqjen por nuk u pranua nga paneli gjyqësor.
Në protestën e 10 shkurtit 2007 u vranë dy qytetare, Arben Xheladini dhe Mon Balaj dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Hetimet ndërkombëtare vërtetuan se viktimat u vranë nga plumbat e gomës të gjuajtur nga UNMIK. Por misioni i UNMIK-ut nuk morri përgjegjësi për vrasjet.
(s.g/balkanWeb)