Arrestohen 3 kontrabandistë turq, me ta edhe shoferi
Arrestohen 3 kontrabandistë turq në trajlerin që vinte nga Turqia. Lajmi është bërë i ditur nga Policia Doganore dhe efektivat e Antikontrabandës. Gjatë këtij operacioni është bërë i mundur edhe arrestimi i shoferit turk të trajlerit Mustafa Xhokyz. Trajleri me targa 34 AU 17/34 dt 27 66vinte nga Turqia drejt Shqipërisë duke transporuar vajra lubrifikantë në llogari të frimës turke "Top Oil". Ai ka kaluar sot në pikën kufitare të Kapshticës për të mbërritur në Tiranë për zhdoganim.