E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK- duhet dialog për ndryshimet në Kushtetutë

Partia Demokristiane kërkon mbledhjen e një tryeze të gjerë për ndryshimet në Kushtetutë. PDK-ja theksoi se reformat nuk duhet të shihen vetëm si një realizim numrash në Kuvend, por si një mundësi për të arritur një mirëkuptim mes palëve. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së Jak Ndokaj tha: "PDK-ja mendon se ndryshimet në Kushtetutë nuk duhet të ndodhin sa më shpejt që të jetë e mundur por duhet të ketë një dialog të gjerë mes palëve për këtë qëllim. Nisur nga realiteti politik PDK kërkon thirrjen e një tryeze të lartë politike parlamentare, me ekspertë nga më të njohurit të ligjeve, për të diskutuar dhe vendosur me mirëkuptim të gjerë për reformat të cilat prekin direkt të drejtat e qytetarëve shqiptarë".Ai ka kërkuar gjithashtu që të hiqet dorë nga show mediatik dhe të mos nxitohet për ndryshime të pamenduara mirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›