Kapshticë- fluks emigrantësh me rastin e Pashkëve
Me rastin e festës së Pashkëve ortodokse kanë filluar që mbrëmë hyrjet e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi. Për këtë arsye është shtuar puna në sportelet e kufirit të Kapshticës.
Në vend kalimin kufitar të Kapshticës kanë nisur hyrjet e emigrantëve me rastin e Pashkës ortodokse dhe deri tani kanë hyrë 2020 njerëz. Ana greke është duke punuar më dy sportele, ndërsa ana shqiptare duke parashikuar shtimin e hyrjeve me rastin e kësaj feste ka marrë masa për përballimin e fluksit të emigrantëve. Për këtë arsye po punohet me 3 sportele në pikën kufitare të Kapshticës. Shtimi i sporteleve u jep mundësinë emigrantëve që të mos ketë anomalidhe vonesa në kalimin e kufirit.