E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj- PS-ja nismë për të prekurit në Gërdec

Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së Valentina Leskaj ka prezantuar sot nismën e Partisë Socialiste për t'u ardhr në ndihmë të prekurvë ndaj tragjedisë së Gërdecit. Kjo nismë synon kompensimin në masën 100% të pasojave të shkaktuara nga shpërthimi. Leskaj e ka prezantuar sot nismën e PS-së gjatë një takimi me përfaqësues të komuniteti të dëmtuar nga shpërthimi i 15 marsit.

"Për këtë nismë kanë punuar kanë punuar jo vetëm ekspertët tanë, por ne jemi këtu me një grup përfaqësuesish të komunitetit të Gërdecit, të cilët janë në proces të legalizimit, pra të ngritjes së një shoqate të Gërdecit"-tha Leskaj. Ajo bëri të ditur gjithashtu se nisma i është vënë në dispozicion komunitetit dhe grupit të interesit. Kjo do të thotë që ata mund të bëjnë komentet dhe sugjerimet e tyre që në rast se ka vend për përmirësim, të përmirësohet.

Leskaj shfrytezoi rastin për t'i bërë thirrje Qeverisë dhe Parlamentit për të miratuar këtë nismë të PS-së dhe theksoi edhe njëherë se Gërdeci ndodhi për shkak të Qeverisë dhe ajo duhet të mbajë përgjegjësi për të.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›