Kasimis-protestat në Himarë, shprehje emocionale
"Ka qenë një shprehje emocionale e disa personave të veçantë". Kështu i ka cilësuar aktet e dhunës ndaj komisariatit të policisë dhe protestave në Himarë zv/ministri i Jashtëm grek Theodhoros Kasimis. Ai ka deklaruar përgjigjen zyrtare të Athinës gjatë një takimi me drejtues të Omonias në Sarandë. Ai deklaroi se ato qarqe që i fryjnë ose i riprodhojnë shprehje të tilla, si pjesë e ndonjë politike nuk i shërbejnë as Shqipërisë dhe as ndonjë vendi tjetër. Ai foli edhe se minoriteti grek përbëhet nga shtetas të mirë shqiptarë të cilët të vetmen gjë që duan është të ndërtojnë një Shqipëri bashkëkohore.
Gjatë takimit me drejtues të Omonias është diskutuar oër një riorganizim të ri. Kasimis theksoi se Omonia duhet të ketë struktura që të mund të shprehë besnikërisht nevojat e minoritetit duke përfshirë në mënyrë tërësorë minoritetin në Shqipëri. Na takimin e Sarandës ishin të pranishëm edhe ambasadori grek në Tiranë, Kokosis, ministri Barka dhe konsulli grek në gjirokastër, Mandellos.