E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë- Plagoset ish-efektivi i FNSH-së me thikë

 

Është plagosur sot në Vlorë ish-efektivi i forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Hamit Muço. Ai është plagosur nga tre persona, ndërkohë që është arrestuar vetëm një prej tyre Vladimir Tahiraj, 56 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në këtë mënyrë, ata kanë debatuar për disa minuta në sheshin e Flamurit dhe më pas Tahiraj ka goditur Hamit Muçon me zinxhirë e më pas e ka qëlluar me thikë, duke i shkaktuar atij plagë të rënda e hemoragji të konsiderueshme.

Sipas dëshmive të marra nga policia plagosja e Muçës është kryer nga tre persona, nga të cilët është identifikuar vetëm njëri, i arrestuari Vladimir Tahiraj. Ai është kapur në shtëpinë e tij në lagjen '28 Nëntori', të qytetit të Vlorës, pasi është kallëzuar në polici nga vetë i plagosuri Muça. Në shtëpinë e tij është gjetur edhe arma e krimit me të cilën ai ka qëlluar Hamit Muçën, ish-efektivin i FNSH-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›