E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 3 persona për tregtim dhe transportim mallrash kontrabandë

Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko Fiananciar, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, arrestuan dje në flagrancë 3 persona për tregtim dhe transport të mallrave kontrabandë. Zyra e shtypit e Policisë së Shtetit bëri të ditur sot se, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, dje në rrugën "Karl Gega" në Tiranë, u bë arrestimi  i shtetasve Rustem Xhixha, 57 vjeç, Zyber Xhixha, 40 vjeç, të dy punonjës pranë agjencisë së udhëtimeve "Klid Ballkan Interbus" dhe Sokol  Osmani, 35 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë,  duke transportuar mallra kontrabandë, të cilat vinin nga Greqia për në Shqipëri me autobuzat e linjës së udhëtimit "Klid Ballkan Interbus". Policia tha se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  2903 palë pantallona xhinse, 390 palë bluza dhe këmisha të llojeve të ndryshme, 163 çanta shpine dhe të thjeshta,  7 copë valixhe, etj. Gjithashtu, mbi bazën e provave dhe të dokumentave të sekuestruar, u bë proçedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasin Bernard Hamzaji, 31 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër, me detyrë doganier në doganën e Kakavijës. Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve për veprime të metejshme i kaluan Prokurorisë pasi dyshohen për konsumim të veprave penale "tregtim dhe transport të mallrave kontrabandë", "kontrabandë me mallrat e tjerë", dhe "shpërdorim detyre".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›