E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet kostoja e ndërtimi, çmimi i banesava nuk ndryshon

Çmimet e banesave nuk janë ulur edhe pse materialet e ndërtimit sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave kanë pësuar rënie. Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve, Maks Muçi, në një prononcim theksoi se ulja e çmimeve të materialeve të ndërtimit nuk do të ndikojë në çmimin e banesave, të paktën edhe për pak kohë, pasi apartamentet janë ndërtuar kur lëndët e para kushtonin më shtrenjtë. "Kjo ulje pritet të reflektohet më vonë, edhe pse pritet të jetë relativisht e ulët", deklaroi Muçi. Ai shprehet se nga të dhënat e marra në agjencitë imobiliare, kjo periudhë ka një rënie të blerjeve të apartamenteve, ndërsa blerësit më të mëdhenj janë emigrantët. Megjithatë Muçi thotë se emigrantet kanë blerë 20 % më pak se viti i kaluar apartamente këtë vit. Pas vitit 1990 sektori i ndërtimit, kryesisht ai i banesave, mori një zhvillim të madh, duke qënë një ndër sektorët më fitimprurës. Por, megjithë zhvillimin dhe sasinë e madhe të apartamenteve të ndërtuara, çmimet e tyre vazhdojnë të jenë të larta. Kështu, në kryeqytet çmimi për 1 metër/katror varion nga 400 euro deri në 3 mijë euro, në varësi largësisë nga qendra e Tiranës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›