E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohen 3 shqiptarë në Itali, u kapën me kokainë

Itali- Një aksion antidrogë i policisë italiane ka vënë në pranga 3 shqiptarë, me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane, arrestimi i tyre u bë në apartamentin ku banonin, teksa ishin duke bërë paketimet e dozave të kokainës, që rezultoi të ishte e një cilësie shumë të mirë.

“Personat e ndaluar janë të moshas 19, 22 e 27-vjeç dhe mbaheshin prej kohësh nën vazhdim”- kanë thënë karabinierët për mediat, por pa përmendur emrat, duke saktësuar se janë ende në hetim e sipër të rrjetit të trafikantëve.

Së bashku me sasinë e kokainës, të ndaluarve iu sekuestruan edhe 3 mijë euro që i kishin në banesë dhe disa telefona celularë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›